A*më, dh*në dhe emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë/ Policia e Vlorës arreston tre persona

A*më, dh*në dhe emigrantë të paligjshëm drejt

Policia e Vlorës ka finalizuar tre operacione të ndryshme brenda 24 orëve, duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, vjedhjes me dhunë dhe transportimit të personave që synonin të kalonin ilegalisht drejt Greqisë.

Si rezultat i aksioneve janë arrestuar tre shtetas, ndërsa janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, një thikë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e emigrantëve.

Në operacionin e koduar “Pasagjeri”, të zhvilluar nga Stacioni i Policisë Dhërmi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestua në flagrancë 26 vjeç, banues në Babrru.

Gjatë kontrollit fizik, pas ndalimit të taksisë me të cilën udhëtonte, policia i gjeti një pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën e posedonte pa leje.

Ndërkohë, në operacionin “Thirrja”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Delvinë në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, u arrestua 31 vjeç, banues në fshatin Vanë. Ai dyshohet se dhunoi një punonjës të OShEE-së për t’i marrë automjetin e kompanisë. Mjeti u gjet dhe iu rikthye subjektit, ndërsa gjatë kontrollit fizik të të arrestuarit iu sekuestrua edhe një thikë.

Në një tjetër operacion, të koduar “Barriera”, shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë arrestuan pranë Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë shtetasin M. Q., 30 vjeç, banues në Belsh. Sipas policisë, ai transportonte me një automjet tip “Volkswagen” pesë shtetas, katër nga Shqipëria dhe një nga Kosova, të cilët synonin të kalonin ilegalisht në Greqi për shkak të pengesave për lëvizje në zonën Schengen.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorive përkatëse për vijimin e hetimeve dhe veprimet e mëtejshme.

EMISIONET