FOTO+EMRI/ Përplasja e kamionçinës me një mjet i merr jetën 42-vjeçarit shqiptar në Itali

FOTO+EMRI/ Përplasja e kamionçinës me një mjet i merr

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 42-vjeçarit shqiptar Xhevdet Bakushi në rajonin e Campanias, në Itali.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës në zonën e Pastoranos, përgjatë rrugës shtetërore Appia.

Bakushi ishte duke punuar pranë një kamionçine kur u përplas nga një automjet.

FOTO+EMRI/ Përplasja e kamionçinës me një mjet i merr

Sipas mediave italiane, makina që shkaktoi përplasjen po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Goditja ishte e fortë dhe shkaktoi dëmtime të mëdha në mjetin ku ndodhej shqiptari.

Nga përplasja, 42-vjeçari u hodh disa metra larg dhe humbi jetën në vendngjarje. Viktimë e aksidentit mbeti edhe drejtuesi i automjetit që u përplas me kamionçinën.

Xhevdet Bakushi jetonte në Pignataro Maggiore dhe kishte krijuar familjen e tij në Itali. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar dinamikën e përplasjes. Ende nuk janë bërë publike të gjitha rrethanat që çuan në ngjarjen tragjike.

 

 

 

 

EMISIONET