Beyoncé shkëlqen në finalen e Botërorit/ Look-u i saj luksoz bëhet viral në rrjet(FOTO)

Beyoncé ka rrëmbyer vëmendjen në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026, jo vetëm me praninë e saj në tribunat VIP, por edhe me paraqitjen e saj spektakolare.
Këngëtarja 44-vjeçare ndoqi finalen mes Spanjës dhe Argjentinës në stadiumin MetLife në New Jersey së bashku me bashkëshortin e saj, Jay-Z, ndërsa stili i saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Për këtë event madhështor, Beyoncé zgjodhi një kostum kapri transparent me dantella të bardha, të kombinuar me një xhaketë të gjatë elegante. Ajo e kompletoi pamjen me aksesorë luksozë, syze dielli me kornizë të artë dhe flokët kaçurrela të stiluar me volum.

Paraqitja e artistes u bë menjëherë virale, me fansat që vlerësuan edhe një herëzgjedhjet e saj të guximshme në modë.
Beyoncé dhe Jay-Z ishin pjesë e listës së gjatë të yjeve botërorë që ndoqën nga afër triumfin e Spanjës ndaj Argjentinës, me “La Roja” që fitoi trofeun e Botërorit 2026 pas fitores 1-0 në kohën shtesë.


