Dh*noi punonjësin e OSHEE-së dhe i vodhi automjetin/ Arrestohet 31-vjeçari në Delvinë (EMRI)

Dh*noi punonjësin e OSHEE-së dhe i vodhi automjetin/ Arrestohet

Një 31-vjeçar është arrestuar në Delvinë, pasi dyshohet se ka dhunuar një punonjës të OSHEE-së dhe i ka marrë automjetin e kompanisë.

Operacioni policor i koduar “Thirrja” çoi në prangosjen e Hodo Zervoit, banues në fshatin Vanë.

Sipas policisë, i riu u lokalizua dhe u kap pak orë pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i OSHEE-së, i cili raportoi se ishte dhunuar gjatë marrjes së automjetit të punës.

Automjeti i marrë u gjet nga uniformat blu dhe iu kthye kompanisë, pas autorizimit të prokurorit.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 31-vjeçarit, policia gjeti edhe një armë të ftohtë, thikë, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET