EMRI/ Të shtënat në Shkodër, reagon Policia: 42-vjeçari u dhunua me sende të forta, është qëlluar me armë drejt automjetit

Edison Tirana është personi që u qëllua mbrëmjen e sotme në Shkodër me 5 plumba në automjetin e tij teksa po lëvizte pranë rrethrrotullimit të Koplikut në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë, 42 vjeçari është dhunuar me sende të forta ku gjatë konfliktit makina është qëlluar edhe me armë.

Njoftimi:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.

42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

EMISIONET