Qëllohet me armë makina në Shkodër, mjeti del nga rruga dhe aksidentohet, shoferi largohet
Një automjet është qëlluar me armë zjarri në ecje pranë rrethrrotullimit të Koplikut, në rrugën Shkodër-Hanin Hotit.
Shoferi i mjetit ka pësuar aksident gjatë tentativës për t’i shpëtuar plumbave dhe ka lënë makinën e tij në vendngjarje.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Sipas burimeve, automjeti është përplasur në bordurën e një karburanti gjatë tentativës për t’u larguar nga sulmi.
Njëra anë e makinës është e dëmtuar, ndërsa gomat janë shkatërruar. Pesë plumba janë gjetur në pjesën e pasme të mjetit, tek bagazhi.
Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi E. T., 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

