EMRAT/ Identifikohen dy nga të plagosurit e aksidentit fatal te TEG-u
Dy vajza humbën jetën nga aksidenti i tmerrshëm i ndodhur këtë pasdite te mbikalimi i TEG-ut dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.
Mësohet se automjeti tip "Audi" drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Rucaj.
I riu vinte me automjet nga autostrada e Farkës në drejtim të rrethrrotullimit ku edhe ka dalë nga rruga.
Pasi ka thyer barrierat metalike, automjeti ka rënë në rrugën nacionale Tiranë-Elbasan, duke goditur një makinë "Honda" me drejtues Q.K, 60 vjeç.
I plagosur rëndë ka mbetur Rucaj që drejtonte "Audin" gjendja të cilit sipas burimeve është kritike. Ndërsa dy vajzat që kanë humbur jetën udhëtonin në automjetin "Audi" të Klevis Ruçaj, ndërkohë që ende nuk është bërë identifikimi i tyre.
Po ashtu mësohet edhe identiteti i një prej të plagosurve që udhëtonin me automjetin "Honda". Ajo është Alda Kurti 51 vjeçe.
I plagosur ka mbetur edhe një person tjetër me inicialet O.K, 24 vjeç.
Të plagosurit ndodhen te spitali i Traumës dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.
Bilanci tragjik i aksidentit
Të vdekur
2 vajza te automjeti "Audi", të paidentifikuara
Të plagosur
Klevis Rucaj, 20 vjeç, drejtues i "Audit"
Q.K, 60 vjeç, drejtues i "Honda"
Alda Kurti, 51 vjeçe, pasagjere te "Honda"
O.K, 24 vjeç, pasagjer te "Honda"