FOTO/ Lizzo në BET Awards 2026: Paraqitje glamuroze dhe transformimi fizik që "rrëmben" vëmendjen e mbrëmjes!

FOTO/ Lizzo në BET Awards 2026: Paraqitje glamuroze dhe transformimi fizik

Këngëtarja Lizzo ishte një nga emrat më të komentuar në tapetin e kuq të BET Awards 2026, ku u shfaq me një paraqitje elegante që vuri në pah transformimin e saj fizik.

Artistja 36-vjeçare mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Los Angeles, duke tërhequr vëmendjen me një fustan ngjyrë kafe me detaje transparente, që theksonte linjat e saj dhe stilin e sofistikuar.

Pamjen e kompletoi me taka elegante, flokë të lëshuara dhe aksesorë të ndritshëm, ndërsa grimi me nuanca të ngrohta i dha edhe më shumë shkëlqim paraqitjes së saj në tapetin e kuq, shkruan DailyMail.

Lizzo u rendit mes emrave më të komentuar të mbrëmjes, krahas Teyana Taylor, Coco Jones dhe Jaafar Jackson, duke rrëmbyer vëmendjen e fotografëve dhe të pranishmëve.

Përveç paraqitjes së saj glamuroze, këngëtarja ishte edhe një nga performueset e ceremonisë, e cila nderon figurat më të rëndësishme të kulturës afro-amerikane.

Gjatë mbrëmjes, Lauryn Hill u vlerësua me çmimin “Living Legend Icon”, Teyana Taylor mori çmimin “Icon of the Year”, ndërsa Sylvia Rhone u nderua me çmimin “Ultimate Icon”.

Lizzo ka folur shpesh për rrugëtimin e saj personal dhe ndryshimet fizike që ka përjetuar gjatë viteve të fundit. Artistja ka theksuar se nuk e konsideron këtë proces si një “humbje peshe”, por si një përpjekje për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e saj.

FOTO/ Lizzo në BET Awards 2026: Paraqitje glamuroze dhe transformimi fizik

Ajo ka deklaruar se tregohet e kujdesshme kur flet për këtë temë, duke qenë e vetëdijshme për ndikimin që ka te miliona fansa, veçanërisht te të rinjtë që e ndjekin.

Paraqitja e saj në BET Awards 2026 konfirmoi edhe një herë se Lizzo vazhdon të jetë një nga figurat më të spikatura të industrisë së muzikës, jo vetëm për talentin e saj, por edhe për mesazhet që përcjell për vetëpranimin dhe kujdesin ndaj shëndetit.

EMISIONET