Zyrtare/ Vijojnë “v*ktimat” në Botëror, trajneri i përfaqësueses europiane jep dorëheqjen pas eliminimit nga grupi

Trajneri i kombëtares së Çekisë, Miroslav Koubek, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas paraqitjes zhgënjyese të ekipit në Kupën e Botës.
74-vjeçari vendosi të largohet pas eliminimit të hershëm të përfaqësueses çeke, një rezultat që u shoqërua me kritika të forta në vendlindje për zgjedhjet dhe vendimet e tij gjatë turneut.
Çekia e mbylli aventurën në Botëror në vendin e fundit të Grupit A, duke grumbulluar vetëm një pikë nga tre ndeshje. Pikën e vetme e siguroi në barazimin me Afrikën e Jugut, ndërsa në sfidën e fundit u mposht bindshëm 3-0 nga një prej vendeve bashkëorganizatore, Meksika.
Pas ndeshjes, Koubek u përpoq të shpjegonte dështimin e skuadrës, duke theksuar se eliminimi erdhi si pasojë e “gabimeve budallaqe” të ekipit, por edhe e lodhjes së shkaktuar nga udhëtimet e gjata gjatë turneut.
