Ekzekutohet në Spanjë Endrit Sinaj/ Shkak dyshohet lufta mes bandave në trafikun e kokainës

Qëllohet për vdekje Endrit Sinaj në Spanjë.

Sinaj nga qyteti i Vlorës i arrestuar dhe dënuar për vjedhje dhe mbajtje pa leje të armëve.

Vrasja e Sinajt në Spanjë mësohet se vjen si pasojë e rivalitetit të grupeve kriminale në trafikun e kokainës.

Ndërkaq Endrit Sinaj është një personazh i botës së krimit në Shqipëri, ku 3 vite më parë së bashku me 4 persona të tjetër të veshur si policë shkuan për të grabitur shtëpinë e njërit prej Vëllezërve Pronjo Caushi, por nuk kanë mundur ta çojnë deri në fund aksionin e tyre, pasi nuk kishte njeri në shtëpi në fshatin Kropisht të Selenicës.

Ndërsa një ditë më pas të veshur me uniformë si të policisë, të armatosur dhe me maska ata kanë trokitur në derën e vëllait Fidel Caushi.

“Ata ishin të veshur me police. Ishin të pajisur me pistoleta dhe radio marrëse”, njoftoi policia në atë kohë.

Ekzekutohet në Spanjë Endrit Sinaj/ Shkak dyshohet lufta mes bandave
Foto nga arrestimi në 2020-n i Endrit Sinajt nga policia shqiptare

elton qyno endrit sinaj

EMISIONET