EKSKLUZIVE/ PAMJET se si vrasësi portugez po ruante mbrapa hotelit që Nikulaj të ishte brenda

"Ora News" siguron pamjet ekskluzive pak momente para se vrasësi portugez sipas policisë, Ruben Saraiva pak çaste para se ai të realizonte ekzekutimin e biznesmenit, Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin të Lezhës.

Për ngjarjen një shtetas anglez, një portugez dhe dy vëllezërit Elton dhe Klodian Lekstakaj, janë shpallur në kërkim, pasi rezultojnë të jenë autorët e vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj.

 

EKSKLUZIVE/ PAMJET se si vrasësi portugez po ruante mbrapa hotelit që

Policia tha sot se shtetasi portugez dhe ai anglez e kanë kryer vrasjen për llogari të dy vëllezërve Lekstakaj, të cilët në shenjë hakmarrjeje kanë bërë ekzekutimin me pagesë të Nikulaj.

Ndërkaq, në një tjetër video të publikuar pak më parë sërish ekskluzivisht nga “Ora News” shfaqet shtetasi anglez i cili është akomoduar pikërisht në hotelin dhe restorantin ku qëndronte dhe administrohej nga Nikulaj.

Sikurse duket edhe nga kjo video e siguruar nga “Ora News”, anglezi shihet në hotelin e Nikulajt duke vëzhguar lëvizjes e këtij të fundit në datë 11 pril 2023.

Ai dëgjohet teksa përshëndet në anglisht "Hellooo", ndërsa një person është duke fjetur. Anglezi ka qenë njeriu që ka orientuar vrasësin portugez Ruben Saraiva, i cili sipas pamjeve filmike besohet së është i zi.

Për këtë vrasje janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit Elton dhe Klodian Lekstakaj, të cilët janë të afërm të viktimave Lauren dhe Gëzim Lekstakaj, persona këta të vrarë nga Arben dhe Ardian Nikulaj.

Ndërkaq lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt shtetasit e shpallur në kërkim nga policia janë:

Edmond Haxhia, shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike;

Ruben Saraiva, shtetas portugez, ekzekutuesi i Ardian Nikulajt;

Harry Simson, shtetas britanik;

Thomas Mithan, shtetas britanik;

Steven Hunt, shtetas britanik;

Harriet Bridgeman, shtetase britanike.

biznesmeni ardian nikulaj

EMISIONET