Dyshohet se porositi vrasjen e Stiven Toshkesit, ja çfarë thotë Rrumbullaku për djalin e Admir Murataj

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u shpreh sot se po punohet për kapjen e personit të shpallur në kërkim për vrasjen e të e 20-vjeçarit Stiven Toshkesi, duke iu referuar djalit të Admir Muratit, Arbër Murati në mënyrë që ai të vihet para drejtësisë, për të sqaruar rolin e tij në këtë ngjarje.

“Hetimet janë drejt përfundimit. Edhe personi që ju i referoheni si person i shpallur në kërkim shumë shpejt edhe ai do të vihet para organeve të drejtësisë për të dhënë shpjegimin e tij në lidhje me rolin sa i përket ngjarjes”, u shpreh ai.

Djali i Admir Muratajt, grabitësit të famshëm të Rinasit, i cili u vra nga policia, dyshohet  se ka porositur vrasjen e Stiven Toshkesit, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në Tiranë.

Në dëshminë e dhënë në polici, nga dy të rinjtë e arrestuar për vrasjen e Toshkesit, Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze, si dhe vajza që dyshohet se ka qenë pikënisje e konfliktit mes të rinjve, është zbuluar se e reja ka qenë në një lidhje me herët me Muratajn, dhe më pas me viktimën.

Kjo ka shtuar dyshimet se Murataj, pas një konflikti që kishte pasur edhe dy muaj më parë me Toshkesin, ka porositur kushëririn e tij Axel Hoxhaj që të dhunonte Toshkesin, ngjarje e cila degjeneroi në përdorimin e thikës, dhe vrasjen e 20-vjeçarit.
Dyshohet se porositi vrasjen e Stiven Toshkesit, ja çfarë thotë

stiven toshkesi

EMISIONET