EKSKLUZIVE/ “ALO! Jam Erjon Veliaj, më jep 50 mijë euro!” - Si ra ne grackë Shkëlqim Beshiri! “Jam në Vlorë për një vaki, në darkë takohemi tek Padami...”
Emri i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, duket më i preferuari për mashtruesit me qëllim përvetësimin e shumave të ndryshme të parave nga biznesmenët.
Shënjestër e këtij grupi mashtruesish që prezantoheshin në emër të kryebashkikaut ishte biznesmeni Shkëlqim Beshiri.
Sipas shkresave të siguruara nga gazetari i “Ora News”, Edison Vatnikaj, ngjarja ka ndodhur më 24 shtator të këtij viti, ku në Policinë e Shtetit për këtë rast kallëzimi e ka bërë shoqëruesi i biznesmenit Shkëlqim Beshiri.
Shtetasi Gentian. M ka sqaruar se në aplikacionin “Signal” i ka ardhur një mesazh me emrin Erion Veliaj.
Sipas kallëzuesit, personi i pretenduar si Erjon Veliaj i ka kërkuar shumën prej 50.000 mijë eurosh, duke i dërguar edhe numrin e telefonit të personit që do të merrte shumën e parave.
Pas këtij komunikimi rezulton se shtetasi Shkëlqim Beshiri ja ka kaluar numrin e telefonit shtetasit Gentian, M. Pasi kanë komunikuar përmes telefonit, të dy shtetasit kanë rënë dakord që të takoheshin.
Sipas gazetarit Vatnikaj, nga këqyrja e telefonit të Shkëlqim Beshirit rezulton se ne aplikacionin “Signal”, me datën 24.09.2024, ora 12:14 PM i ka shkuar një mesazh nga numër regjistruar me emrin “Erion Veliaj”, me përmbajtje: “Nga ndodhesh?”
Shtetasi Shkëlqim Beshiri i ka kthyer përgjigje: “Flet dot? Jam në Vlorë një vaki”.
Ndërsa personi i ka shkruar: “Ma mbaro një porosi kur të kthehesh!”.
Shtetasi Shkëlqim Beshiri i është përgjigjur: “Po patjetër!”.
Ndërsa personi i ka shkruar: “Jepi 50! 068....... Tani!!. Po të mar nga darka hajde tek Padam”.
Për këtë qëllim me datën 25.09.2024 është mbajtur marreveshja ndërmjet oficerit të policisë me Gentian M.
Në orën 10:03, shtetasi Gentian M. është takuar me personin në fjalë është zhvilluar në ambientet e një lokali ne Bulevardin “Zogu i Parë”, Tiranë.
Në momentin e takimit ky shtetas ka qenë i shoqëruar edhe me një person tjetër, të cilët kanë marrë takim me shtetasin Gentian M.
Ky i fundit u ka dorëzuar qesen brenda të cilës ndodhej shuma e parave, qese e cila është marrë në dorëzim nga shtetasi i moshës reth 27 vjeç, identifikuar më pas si shtetasi Shkëlqim Saraçi.
Pasi këta dy shtetas janë larguar bashkë me shumën e parave, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë kapjen e tyre.