E rrahin me grushte në Babrru, 41-vjeçari përfundon në spital

E rrahin me grushte në Babrru, 41-vjeçari përfundon në

Një 41-vjeçari në Babrru është dhunuar me grushte, ndërsa ka përfunduar në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në Babrru.

Policia bën me dije se persona të paidentifikuar kanë goditur disa herë me grushte shtetasin me inicialet Sh.H., dhe më pas janë larguar.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.

EMISIONET