E rëndë në Durrës, gjendet e vdekur një vajzë poshtë urës

Një person është gjetur i pajetë paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se rreth orës 10:35 , në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor të cilët po kryejnë ekzaminimet për përcaktimin e vdekjes.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E rëndë në Durrës, gjendet e vdekur një vajzë

E rëndë në Durrës, gjendet e vdekur një vajzë

EMISIONET