Sherri i armatosur në Hamallaj, burg ish-shoferit të Lindita Nikollës, në qeli edhe vëllai i tij
Ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolla, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj është lënë sot në burg.
Masa u dha nga Gjykata e Durrësit. E njëtja masë është dhënë dhe për vëllanë e tij.
Nga ana tjeter gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje për familjen Kaçi.
Familjet Nikolli dhe Kaçi kanë qenë në konflikt prej kohësh për shkak të një rruge. Martin Nikolla, i cili ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar 80-vjeçarin Pjetër Kaçi, kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugën e lagjes.
Sipas dëshmisë së një prej anëtarëve të familjes Kaçi, Pualin Kaçi, ata u dhunuan me shkop bejsbolli, teksa shtoi se Nikolli qëlloi me armë zjarri në ajër.
Menjëherë pas bërjes publike të lajmit, ish-gardisti Nikolli u shkarkua nga detyra me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.