"Flet" Bordi: Rritet sërish çmimi i naftës

"Flet" Bordi: Rritet sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg.

Sipas njoftimit, nafta është rritur me 4 lekë nga ndryshimi i fundit më 2 qershor kurse benzina është ulur me 1 lek.

Nafta do të shitet jo më shumë se 195 lekë për litër dhe benzina jo më shumë se 175 lekë për litër.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

“Bordi i Transparencës në datë 4 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

-Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 4 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

EMISIONET