"E bën gruan për spital", arrestohet 47-vjeçari në Gramsh

"E bën gruan për spital", arrestohet 47-vjeçari
Foto ilustruese

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gramshit pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në Gramsh, ku 47 vjeçari ka rrahur bashkëshorten e tij, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë, 47 vjeçarin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

EMISIONET