Dyshohet si shkaktar i aksidentit të frikshëm dje në Tiranë, prangoset 22-vjeçari, u denoncua nga e reja që e përndiqte…

Dyshohet si shkaktar i aksidentit të frikshëm dje në Tiranë,

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pas kallëzimit të bërë nga një 22 vjeçare, se i kishte marrë aparatin celular dhe e shantazhonte vazhdimisht, për motive të dobëta.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. A. i gjithashtu duke qarkulluar me automjet, ka përplasur dy automjete dhe një motomjet, me pasojë dëme materiale.

Kujtojmë se një ditë më parë 22-vjeçari me mjetin e tij “Porsche” ka ndjekur nga pas një automjet tip “BMW”, duke tentuar t’i zërë rrugën.

Për t’u shmangur ndjekjes së “Porche”, “BMW” është përplasur me një mjet tjetër “Benz” që ndodhej para.

Ky i fundit më pas ka tentuar të largohet pasi edhe “Porsche” i ka prerë rrugën, në momentin që “BMW” tenton të largohet ka goditur edhe një motor.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe automjeti i 22-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMISIONET