Emily Wilson kritikon "The Odyssey" të Nolan: Filmit i mungon shpirti i veprës së Homerit...

Emily Wilson kritikon "The Odyssey" të Nolan: Filmit i mungon

Përkthyesja që frymëzoi pjesërisht versionin e Christopher Nolan për "The Odyssey" nuk është plotësisht e bindur nga filmi. Emily Wilson, studiuesja e njohur e letërsisë klasike dhe autorja e përkthimit të vlerësuar të veprës së Homerit, ka ndarë kritikat e saj për përshtatjen kinematografike të veprës letrare.

Wilson, e lindur në Oksford në vitin 1971 dhe profesoreshë në Universitetin e Pensilvanisë, botoi përkthimin e saj të "Odisesë" në vitin 2017. Libri u bë një bestseller ndërkombëtar dhe u vlerësua për mënyrën se si e afroi epikën homerike me lexuesin modern, veçanërisht me gratë. Madje, lidhja e saj me botën e Homerit është aq e fortë, sa në krahët e saj mban tatuazhe të frymëzuara nga personazhet dhe simbolet e eposit.

Sipas një raporti të The Times, Wilson mendon se personazhet e filmit nuk kanë të njëjtën thellësi emocionale si në veprën origjinale. Duke folur për Odiseun e interpretuar nga Matt Damon, ajo shprehet:

"A duhet të më interesojë nëse ky njeri arrin të kthehet te gruaja e tij? Filmi nuk më jep asnjë arsye të lidhem emocionalisht me të."
Për Wilson, Odiseu i Nolan nuk është as i zgjuar dhe as ironik si heroi i Homerit, por paraqitet kryesisht si një njeri që e mundon faji dhe ankthi për luftën e Trojës. Ajo vëren gjithashtu se Athinaja, e luajtur nga Zendaya, është shndërruar më shumë në "ndërgjegjen" e Odiseut, ndërsa në poemën epike ajo është një perëndeshë e fuqishme që, së bashku me Poseidonin, përcakton fatin e tij.

Emily Wilson kritikon "The Odyssey" të Nolan: Filmit i mungon

Një tjetër detaj që i ka rënë në sy studiueses është mungesa e elementeve që, sipas saj, janë thelbësorë.

"Në film nuk ka fare seks dhe ushqimi nuk duket i shijshëm," thotë ajo. "Ndërkohë, 'Odiseja' flet për ushqimin, mikpritjen dhe për një burrë që më në fund kthehet në shtratin martesor pranë gruas së tij."
Biblioteka Gennadius kujtoi së fundmi vizitën e Emily Wilson në vitin 2023, kur ajo mbajti një leksion mbi këtë vepër. Në një postim në Instagram, biblioteka shkruan se përkthimi i saj vazhdon të ndikojë në mënyrën se si lexuesit dhe krijuesit i qasen veprës së Homerit, duke shtuar se ai ishte një nga përkthimet që ndikoi edhe në qasjen kinematografike të Christopher Nolan.

EMISIONET