Dy prokurorë të SPAK-ut prishën dosjen “Bajri”, Xhevahir Lita mori 30 mijë euro nga Gjoka. Bajri u dënua me 3 muaj burg

Dy prokurorë të SPAK-ut prishën dosjen “Bajri”,

Drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, gjatë kohës që ka shërbyer në Shkodër dyshohet se është implikuar në veprime korruptive për lirimin nga burgu të Behar Bajrit.

Ai besohet se është paguar me 30 mijë euro, dhe kjo shifër del nga komunikimi në Sky mes Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës.

Bajri flet në telefon nga Burgu “313” në Tiranë dhe udhëzon Pëllumb Gjokën që të takojë “Xhevin” (Xhevahir Litën) dhe të mbarojë punë, pasi mezi pret të dali dhe është shumë i mllefosur.

“Ora Neës” mëson se në vitin 2018, Behar Bajri së bashku me 10 persona të tjerë u arrestuan nga prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini dhe oficeri i Shkodrës, Genti Berberi.

Dy prokurorë të SPAK-ut prishën dosjen “Bajri”,
Xhevahir Lita

Por pas konvertimit të Krimeve të Rënda në Prokurori të Posaçme SPAK dhe largimit në "Vetting" të prokurorit Anton Martini, çështja ra në dorë të dy prokurorëve të SPAK-ut, Ervin Kondili dhe Ened Nakuçi.

Nakuçi dhe Kondili vendosën të mos vijojnë hetimet duke shpallur moskopetencën lëndore dhe dosjen e grupit “Bajri”, t’ia kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

Në këtë prokurori dosja është parashytuar pikërisht tek prokurori Xhevahir Lita, i cili pasi ka marë çështjen ka bërë ndryshimin e akuzave nga vrasje në “Organizim të lojrave të fatit” dhe ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Pikërisht pas daljes nga qelia Behar Bajri, dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji alias Boriçit në 9 gusht 2020.

Në bisedat mes Prokurorit dhe Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit i referohen me nofkat “Daci” apo “lopata”.

Ndërkohë që ky i fundit nga paraburgimi i “313”-ës në Tiranë komunikonte në aplikacionin “SkyEç” përmes një telefoni tjetër që nuk ishte i tiji.

“Pasi është kontaktuar nga Pëllumb Gjoka, ka ndërmarrë veprimet aktive duke përdorur kompetencat që  i jep ligji duke ndikuar dhe krijuar të gjitha mundësitë për lirimin e Behar Bajrit. Më 29 qershor 2020 dhe më pas ka ndryshuar dhe akuzat duke i zbutur ato”, thuhet në dosje.

Më 29 qershor 2020, Gjykata e Shkodrës ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim me paraqitje në policinë gjyqësore”.

Për këtë akuzë Bajri u dënua vetëm me 3 muaj burgim.

Pas kësaj date, më 30 qershor Xhevahir Lita kontakton drejtëpërdrejtë me Behar Bajrin.

Madje ata i kërkojnë Xhevahir Litës të ndërhyjnë për të ndihmuar që të lehtësohet dhe masa e sigurisë për të dashurën e Behar Bajrit, e cila ishte arrestuar edhe ajo gjatë një operacioni në Shkodër.

Sipas dosjes hetimore del se në ora 14:16 po të 10 shkurtit Bajri shkruan: “Veç të kryjmë punë… Mezi shpres me dal.. Se kaq mllef kam…. Aj shoku mtha për nji javë po ti nap po ndaq mas mem shtrëngu në fund të muajit po ti jap 300… Për ca të jetë me pagu paguaj.. Po për punë të vëllasë  qa flitet andej.. për vëllanë tim në Itali”.

Në 14 shkurt 2020 komunikimi vijon me pseudonimin “Lopata” për Behar Bajrin.

Një person tjetër nga paraburgimi, me telefonin e të cilit komunikon dhe Bajri, duket që interesohet për këtë të fundit.

“Sa thu zgjat kjo e lopatës?... Thuji t’i japë gaz të marojë dhe ktë punën e lopat…”

Më 17 shkurt 2020, drejtuesi i Prokurorisë së Shkodrës caktoi që dosja të hetohet dhe përfaqësohet në gjykim nga dy prokurorë, Edlira Cufi dhe Xhevahir Lita.

Nga Burgu “313”, Behar Bajri i shkruante Pëllumb Gjokës:

Pëllumb Gjoka: “Po fola, do bëj të pamundurën tha.”

Behari: “Sa lekë den aj se maron për lekë.. Po ranci ka me kry punë dhe me akuzat”.

Më 23 korrik 2023, GJKKO caktoi masën e arrestit me burg ndaj prokurorit Lita duke e quajtur të arsyeshëm bazuar në provat se: 

“Personi nën hetim Xhevahir Lita, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në këmbim të përfitimit të paligjshëm të shumave monetare në kuadër të procedimit penal Nr.279/2020, me qëllim zëvendësimin e masës së sigurimit të Behar Brajoviq (Bajri) nga “arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke kryer veprime hetimore dhe drejtuar kërkesa gjykatës, dhe mos vlerësuar objektivisht rrethanat, ka konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga Neni 319/ç të Kodit Penal.

Dyshohet se si pasojë e veprimeve të Xhavahir Litës (prokuror), në kuadër të procedimit penal Nr.279/2020, është bërë e mundur lirimi i Behar Brajoviq, i cili pas daljes nga paraburgimi dyshohet se ka kryer vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 9 gusht 2020.

Personat nën hetim Pëllumb Gjoka dhe Behar Brajoviq (Bajri), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime aktive të kryera me dashje duke dhënë dhe ofruar shuma monetare prokurorit”.

elton qyno xhevahir lita

EMISIONET