Fitoi lirinë duke e blerë me... "djath"/ Bajri: Tek Xhevi (Lita) kam besim, s’e ha presionin e Tiranës dhe Apeli. Prokurori: Bëj nxemje, se në 20 del në fushë

Behar Bajri, njeriu kryesor i hetuar tek opeacioni “Oaz”, kishte besim vetëm tek prokurori Xhevahir Lita, se mund të kryente diçka për rastin e tij me qëllim lirimin nga burgu.

Ashtu siç e kërkonin Bajri dhe Pëllumb Gjoka, çështja i ka rënë prokurorit Xhevahit Lita.

Ndërkohë në përgjime janë evidentuar se Xhevahir Lita, shprehet se i ka dhënë 15 mijë euro që siç e quan ai në mënyrë të koduar 15 kg djathë, disa njerëzve të tjerë të drejtësisë.

Ka dyshime të arsyeshme se “15 kg djath” janë dhënë nga Lita tek gjyqtarët që do ndryshonin masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Të gjitha shpenzimet financiare ekstra që Xhevahir Litës i dilnin rrugës ia komunikonte Behar Bajrit, ndërsa ky i tregonte ska problem se ti shton “Daci” ato.

Bajri i shkruan: "Te gjevi kam besim.. Se nuk han as presionin.. E Tiranës … Apo e Apelit".

Më 23 prill 2020 Xhevahir Lita, i dërgon mesazh Bajrit që të bëhet gati pasi më 20 maj do të dalë dhe duhet të bëjë nxemje se duhet gati për në fushë.

“Dacit i kam thënë ban nxjemjen se më 20 maj je në fushë”, shkruan Lita.

“Gjatë kësaj kohe dyshohet që ka pasur takim dhe me funksionarë të tjerë të drejtësisë të cilëve i ka dhënë një shumë parash, ku parave në mesazhe i referohet me “djathë””, evidentohet në dosjen e SPAK.

Bëhet fjalë për një person, i cili ende nuk është identifikuar, por në dosje identifikohet me kodin 7142D9.

Në një bisedë me Xhevahir Litën i kërkon të vazhdojë se shpenzimet e bëra ja plotëson Behar Brajoviq.

Prokurori Xhevahir Lita: “...atyre që takova unë ua dhashe nja 15 kg djathë ia mora një kushëriri që ka dele...”.

Bajri i kthen përgjigje: “...Po jepi drejtim se kanë bërë kërkesën ata... Ti shton daci ato...".

Operacioni i SPAK-ut që u ndërmor më 28 korrik, me lëshimin e 15 urdhër-arresteve, u realizua falë zbardhjes së përgjimeve nga autoritetet franceze.

Fitoi lirinë duke e blerë me... "djath"/ Bajri: Tek Xhevi
Behar Bajri dhe Xhevahir Lita

spak elton qyno behar bajri pëllumb gjoka xhevahir lita

EMISIONET