Atentat Manecit në Sukth të Durrësit, u qëllua me automatik nga fuoristrada drejt dyqanit

LAJMI NE PERDITESIM

Ora 22:08, FOTO/ Ky është Arben Mërkuri që u ekzekutua me automatik në Durrës 

Ora News, ka siguruar foton e Arben Mërkuri (Ismaili), i cili u vra mbrëmjen e sotme (18 maj) në Sukth të Durrësit.

Atentati ndaj 48-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e sotme (18 Maj), ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të Mërkurit i cili humbi jetën në spital.

Atentat Manecit në Sukth të Durrësit, u qëllua me automatik

Mësohet se 48-vjeçari u qëllua me dy plumba, e për pasojë humbi jetën.  

“Maneci” u qëllua me automatik nga një makinë Mercedes Benz tip “GLE”, por deri më tani ende nuk dihet se sa persona ndodheshin në makinë dhe se kush e qëlloi.

Ora 21:59 Atentati në Durrës, Maneci u qëllua me automatik nga një “Mercedes"

Ora News, mëson se Arben Merkuri, i njohur me pseudonimin Maneci 48-vjeç, u qëllua me automatik nga një makinë Mercedes Benz tip “GLE”, por deri më tani ende nuk dihet se sa persona ndodheshin në makinë dhe se kush e qëlloi.

Makina fuoristradë, është parë nga banor të zonës. Banorët kanë dhënë edhe një targë të mjetit që po verifikohet nga policia.

Mësohet se 48-vjeçari u qëllua me dy plumba, e për pasojë humbi jetën.

Atentati ndaj 48-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e sotme (18 Maj), ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të Arben Maneci, i cili humbi jetën në spital.

Ora 21:37 Viktima Maneci dyshohet se ishte i implikuar në dhunimin e biznesmenit libanez 

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen në Durrës, ku humbi jetën Arben Mërkuri, 48-vjeç.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se viktima i cili kishte pseudonimin Maneci, ishte me precedent të mëparshëm penale.
Ai dyshohet  për krime kundër personit, për vrasje ne pagesë por deri më tani nuk është asgjë zyrtare.

Dyshohet gjithashtu që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Faad Mitri, në vitin 2016.

Atentati ndaj 48-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e sotme (18 Maj), ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të Arben Maneci, i cili humbi jetën në spital.

Mësohet se ai kishte marrë dy plagë në trup, e për pasojë humbi dhe jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ora 21:26 Rrethohet me shirit dyqani ku u ekzekutua Arben Mërkuri. Shikoni videon

Ora News sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Arben Mërkuri alias Ismaili.

Krimi ndodhi rreth orës 21:00 në qendër të Sukthit.

Një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të 48 vjeçarit.

Për pasojë Mërkuri u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Policia ka rrethuar zonën e vendit të krimit si dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. 

Ora 21:20 Autori qëlloi me automatik drejt dyqanit të 48 vjeçarit, Maneci vdiq në spital

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen në Sukth të Durrësit, ku i vdekur ka mbetur Arben Maneci, 48-vjeç.

Policia bën me dije se ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Bëhet e ditur se autori ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të Manecit.

“Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Maneci, 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi Arben Maneci,  u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. “- njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ora 20:49 Durrës/ Atentat me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje 48 vjeçari

Arben Maneci, 48-vjeç, është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme (18 Maj) në Sukth të Durrësit.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se Maneci ka qenë me precedent penal në fushën e narkotikëve, por deri më tani nuk dihen arsyet e ekzekutimit të tij.

Sakaq janë ngritur postoblloqe për kapjen e autorit në të gjitha hyrje -daljet kryesore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e vrasjes.

Njoftimi i plotë: 

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Maneci, 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi Arben Maneci, u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

EMISIONET