Atentati në Durrës, 'Maneci' u qëllua me automatik nga një “Mercedes", 48-vjeçari mori dy plumba

Atentati në Durrës, 'Maneci' u qëllua me automatik nga

Ora News, mëson se Arben Mërkuri (Ismaili) me pseudonim “Maneci” 48-vjeç, u qëllua me automatik nga një makinë Mercedes Benz tip “GLE”, ngjyrë gri. 

Makina ka rezultuar se ishte e vjedhur por deri më tani ende nuk dihet se sa persona ndodheshin në makinë dhe se kush e qëlloi.

Makina fuoristradë, është parë nga banor të zonës. Banorët kanë dhënë edhe një targë të mjetit që po verifikohet nga policia.

Mësohet se 48-vjeçari u qëllua me dy plumba, e për pasojë humbi jetën.

Atentati ndaj 48-vjeçarit ndodhi mbrëmjen e sotme (18 Maj), ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të Mërkurit i cili humbi jetën në spital.

Viktima i cili kishte pseudonimin Maneci, ishte me precedent të mëparshëm penale. Ai dyshohet  për krime kundër personit, për vrasje ne pagesë por deri më tani nuk është asgjë zyrtare. Dyshohet gjithashtu që mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Faad Mitri, në vitin 2016.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

EMISIONET