Dhunimi i 3-vjeçares në kopësht, Tushi: Ngjarje e rëndë, po prishet raporti mësues-nxënës
Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë në Ora News foli për ngjarjen e rëndë në një kopësht privat ku një vajze 3 vjeçare iu thye këmba nga dhuna e edukatores. Tushi u shpreh se rasti i vajzës 3 vjeçare ishte i rëndë dhe se po prishet raporti mësues-nxënës.
"Padisktuim është një ngjarje shumë e rëndë. Është pjesë e një skenari social që ka vite që qarkullon në shoqërinë shqiptare.
Këto insitucionet kryesore janë kthyer në vende ku të rinjtë po pësojnë një lloj shformimi të personalitetit të tyre.
Në shkolla e kopshte duket sikur marrëdhënia mes mësuesve e nxënësve po kthehet në marrëdhënie konfliktuale.", tha ndër të tjera Tushi.

