"Qëllova me vizore karrigen jo fëmijën", edukatorja mohon se ka ushtruar dhunë ndaj 3-vjeçares

Edukatorja gjatë marjen në pyetje sot në ambjentet e komisariatit nr.1 në Tiranë ka pretenduar se në asnjë moment nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 3 vjeç dhe jo më t'ia ketë thyer këmbën.
Majlinda ka treguar se gjatë gjithë kohës që ka menaxhuar vajzën ka qëlluar me vizore karrigen dhe jo fëmijën.
Goditja e karriges sipas saj është kryer me qëllim që vajza të reagonte dhe të pushonte, pasi vetëm po qante.
Problemet me këmbën janë hasur gjatë orës së gjumit, kur në ambjentet e fjetjes vajza ka filluar të qajë.
Edhe pse askush nuk e ka ngacmuar por përkundrazi është ndihmuar nga edukatoret, vajza nuk ka pushuar.
Edukatorja ka pretenduar në polici se nuk ka goditur fëmijën, por vetëm ka qëlluar karrigen me shpresen se fëmija do reagonte.
Sipas edukatores mundësia e vetme ku fëmija mund ta ketë thyer këmbën është pikërisht krevati.
Krevati ka hapësira ku herë pas here fëmijët në mënyrë të pavullnetshme i futin këmbët dhe përdridhen duke u rrezuar.
Edukatorja, ka treguar se ngjarjen nuk e ka fshehur por e ka raportuar tek drejtoresha dhe më pas ka vijuar ka mbajtur kontakt me prinderit

