SPAK: Po vlerësojmë marrjen në pyetje të Ahmetajt, kemi gjetur prova nga kontrollet

Lidhur me çështjen e ish-ministrit të Financave, Arben Ahametaj kreu u SPAK, Altin dumani është shprehur se po vlerësohet që të merret në pyetje.

Ai tha se SPAK-un nuk e pengon asgjë për ta marrë në pyetje Ahmetajn dhe shtoi se gjatë kontrollit të shtëpive të bashkëjetueses së tij janë gjetur prova.

Dumani: Po e vlerësojmë ne e marrim e pyesim. Për Arben Ahmetajn s’na pengon asgjë që ta bëjmë këtë. kontrolli mjet kërkimi prove dhe janë gjetur prova.

Dumani po ashtu theksoi se disa letërporosi janë nisur në disa vende të ndryshme, pasi ka dyshimet se Arben Ahmetaj mund të ketë fshehur pasurinë jashtë vendit.

EMISIONET