Dumani: Nuk jam në dijeni se Llalla është azilant në Itali, po punojmë që ta ekstradojmë këtu
Për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian.
Ai tha se procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, ndërsa shtoi se ka besim se ai do të kthehet në vendin tonë për vuajtjen e dënimit.
Dumani: Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian. Procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla.
Nuk jam vënë në dijeni nga homologët për marrjen e statusit të azilantit nga ana e Adriatik Llallës. Llalla vijon të qëndrojë në Itali dhe procesi vijon për ekstradim. Kam besimin e plotë se ekstradimi i Llallës do të miratohet dhe ish-kryeprokurori do transferohet në Shqipëri për vuajtjen e dënimit të marrë nga drejtësia Shqiptare.