"Dorëhiqu!" PSD protestë kundër marrëveshjes së Ohrit, Kosovë-Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2023, 14:40
Partia PSD në Kosovë ka thirrur një protestë kundër marrëveshjes së mbrëmshme mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj marrëveshja e nënshkruar është në dëm të Kosovës.
"Marrëveshja e mbrëmshme është e dëmshme për Kosovën. Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.
Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë.
Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin "Zahir Pajaziti"!," thuhet në njoftim.