Moti ideal për pushime! E diela vjen me kthjellime dhe vranësia kalimtare, njihuni me kushtet atmosferike

Dita e diel pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin.
Sipas parashikimit, gjatë pjesës më të madhe të ditës do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa në orët e mesditës dhe pasdites mund të shfaqen vranësira të pakta kalimtare në disa zona.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 8 metra në sekondë. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, era mund të arrijë deri në 10 metra në sekondë.
Edhe kushtet në det paraqiten të favorshme. Në detin Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.
Moti i qëndrueshëm pritet të krijojë kushte të përshtatshme për pushime, udhëtime dhe aktivitete në natyrë gjatë fundjavës.


