Ebola "pushton" Kongon, OBSH ngre alarmin për përhapje të mëtejshme të infektimeve

Ebola "pushton" Kongon, OBSH ngre alarmin për përhapje

Autoritetet në Republikën Demokratike të Kongos kanë bërë të ditur se numri i rasteve të konfirmuara me Ebola ka arritur në 710, pas regjistrimit të 21 rasteve të reja brenda 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani 149 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Autoritetet shëndetësore po vijojnë punën për të kufizuar përhapjen e sëmundjes në zonat e prekura.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar më herët se shpërthimi i Ebolës në vend po vazhdon të zgjerohet, duke prekur edhe zona të reja gjeografike.

OBSH ka bërë të ditur se reagimi ndaj situatës është i vështirë për shkak të problemeve në sistemin shëndetësor dhe sfidave të sigurisë në disa rajone të vendit.

Ebola është një sëmundje e rrezikshme që përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të personave të infektuar. Vendi ka përjetuar edhe më parë shpërthime të mëdha të virusit me mijëra viktima.

Autoritetet lokale dhe organizatat ndërkombëtare po vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa në zonat e prekura po kryhen kontrolle, gjurmim kontaktesh dhe vaksinime për të frenuar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

EMISIONET