Zbulohet lëvizja e Iranit/ CNN: Fshihet uraniumin, tunele të shembura dhe mina rreth rezervave bërthamore

Irani ka shtuar masat për të siguruar dhe izoluar rezervat e tij të uraniumit të pasuruar, që sipas raportimeve ndodhen afër nivelit të nevojshëm për prodhimin e armëve bërthamore.
Sipas burimeve të inteligjencës amerikane, disa tunele ku ndodhen këto materiale janë dëmtuar qëllimisht dhe në hyrje të tyre janë vendosur mina, duke e bërë qasjen shumë të vështirë dhe të rrezikshme.
Raportohet se rreth gjysmë ton uranium i pasuruar mund të jetë i bllokuar në këto zona, gjë që e ndërlikon planin e Shteteve të Bashkuara për sekuestrimin e tij, një ide që është përmendur edhe më herët nga presidenti amerikan Donald Trump.
Sipas mediave ndërkombëtare, këto zhvillime po e bëjnë më të komplikuar edhe arritjen e një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit, ku një nga kushtet kryesore është dorëzimi dhe shkatërrimi i materialit bërthamor.
Ekspertët thonë se situata mund ta vështirësojë edhe për vetë Iranin aksesin në këto rezerva, për shkak të nevojës për pajisje të specializuara dhe operacione të rrezikshme çminimi.
Një pjesë e materialit dyshohet se ndodhet në komplekse në Isfahan, ndërsa pjesa tjetër në zona të tjera të sigurta.
Autoritetet amerikane kanë diskutuar mundësinë e një marrëveshjeje që do të parashikonte dorëzimin e uraniumit për shkatërrim, por ende nuk ka një dakordësi të qartë mes palëve.
Ekspertët paralajmërojnë se këto masa mund të bëjnë më të vështirë monitorimin dhe kontrollin e materialit bërthamor në të ardhmen.


