Dita e 15-të e protestës/ Ish-ushtari i UÇK: Patronazhistët nuk e meritojnë demokracinë, por ka ardhur koha që Rama të largohet
Një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur se, patronazhistët nuk e meritojnë demokracinë dhe se, ka ardhur koha që Rama të largohet.
Gjatë grumbullimit në sheshin "Skëndërbej", ish-ushtëtari i UÇK-së ka deklaruar se, qeveria ka tentuar trazira me njerëzit e vet.
Ai theksoi se kërkesa e qytetarëve mbetet dorëheqja e menjëhershme dhe pa kompromis e Edi Ramës.
“Kërkesa jonë është në harmoni me kërkesën e protestuesve, dorëheqje pa kompromis e Ramës. Shoh një masë populli shumë të edukuar. Qeveria ka tentuar trazira me njerëzit e vet. Çuditem me indiferentët që nuk vijnë në protestë. Kma një shprehje për patronazhistët të një komandanti të UÇK. Kur e pyetët a je i gatshëm të luftosh kundër një shteti aq të madh sa Jugosllavia, tha do të luftojmë deri në vdekje. Ky popull ka thënë nuk e meriton lirinë por toka nuk e duron shkaun. Patronazhistët nuk e meritojnë demokracinë por ka ardhur koha që Rama të largohet”, tha ai.
