Gjermani-Kurasao/ “Panzerat” marrin në dorë sfidën, Havertz shënon nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë

Gjermania ngre siparin e saj në këtë Botëror, ku në Houston do të ndeshet me debutuesit e Kurasaos.
Për “Panzerat” është rikthyer n ë portë veterani Manuel Neuer, ndërsa Julian Nagelsmann nuk është kursyer, duke hedhur më të mirët që ka në dispozicion në fushë.
Nga ana tjetër, ishulli me 150 mijë banorë debuton në skenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar, teksa do të kërkojë që të dhurojë një nga surprizat më të mëdha në histori.
Rezultati Live:
Gjermani 3-1 Kurasao
Nmecha 6′, Schlotterbeck 38′, Havertz (P) 45+5′ / Comenencia 21′
Ngjarjet Kryesore:
45+5′ Mbyllet pjesa e parë!
45+5′ Goool Gjermania 3-1/ Havertz nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
45+3′ Penallti për Gjermaninë! Nmecha pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon një 11-metërsh.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
38′ Goool Gjermania 2-1/ Brown hedh një krosim nga këndorja dhe Schlotterbeck godet me kokë duke kaluar sërish Gjermaninë në avantazh.
21′ Goool Kurasao 1-1/ Comenencia godet në hyrje të zonës dhe topi tundet në rrjetën e gjermanve.
14′ Wirtz provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon shumë pranë kuadratit.
6′ Goool Gjermania 1-0/ Wirtz lë një top në zonë për Nmechan, i cili me të djathtën gjen cepin e portës.
1′ Nis sfida në Houston!

