"Diktatura u rrëzua simbolikisht", Godole: Ngritëm statuja të tjera, nuk u ndamë nga e shkuara

20 shkurti është dita e kujtesës por dhe e nderimit për ata që shëmbën simbolin e fundit komunist në Europë, shtatoren e diktatorit.

Për të folur për këtë ditë dhe se çfarë ka bërë Shqipëria në këto 32 vite me kujtesën e saj të dhimbshme në një intervistë për RTV Ora ishte Jonila Godole, drejtore e IDMC.

Godole tha se  "Diktatura u rrëzua vetëm simbolikisht".

Jonila Godole: Ka një trashëgimi që duhet të respektohet por kjo ishte një trashëgimi e dhimbshme nga e cila ne si shoqeri duhej të ishim distancuar. Ne rrëzuam një statujë por ngritëm statuja të tjera dhe nuk u ndamë kurrë nga e shkuara. Ngritëm statuja që tregojnë se mund të mendosh se regjimi ka rënë por vetëm në mënyrë simbolike, pasi këto forma ne po i shohim edhe sot. Pasojat e diktaturs nuk u morën siç duhet. U rrëzua vetëm simbolikisht diktatura dhe nuk mësuam prej saj për fat të keq.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET