"Dhuna po largon mjekët", Urdhri i Mjekut: Të ndryshohet ligji, dënim të ashpër kush prek bluzat e bardha

Esi Duka, është mjekja e cila është dhunuar në ambjentet e Spitalit Infektiv në QSUT.

Mësohet se familjarët e pacientit kanë reaguar dhunshëm ndaj saj në momentin kur kanë marrë vesh se i afërmi i tyre ka ndërruar jetë.

Forcim të ligjit për të mbrojtur bluzat e bardha në vendin e punës kërkon presidenti i Urdhrit të Mjekëve, Fatmir Brahimaj.

"Duhet patjetër të forcojmë ligjin që aktet e dhunës të marrin përgjigjen e merituar."

Sipas tij, këto raste të përsëritura në Shqipëri konsiderohen si një nga arsyet kryesore të largimit të mjekëve nga vendi.

"Janë elementë të tillë që duke u mbledhur njëri me tjetrin bëjnë që sidomos mjekët e rinj që kanë ëndrra, kërkesa për karrierën e tyre profesionale të largohen, të mendojnë se këto do ti realizojnë në një vend tjetër."

Edhe qytetarët shprehen kundër çdo lloj dhune në vendin e punës, e sidomos ndaj një mjeku.

"Nuk është normale, mjeke është ajo, në shërbim të popullit."

"Mjeku, polici, arsimtari nuk preken."

"Do ketë qenë ndonjë njeri anormal ai, ti po vjen për tu shëruar jo për grushte."

"E rregullon ligji atë muhabet."

Si Ministria e Shëndetësisë ashtu dhe drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë reaguar duke dënuar dhunën dhe apelojnë për bashkëpunim mes familjarëve të mjekëve dhe bluzave të bardha.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

qsut dhuna ndaj mjekeve spitali infektiv

EMISIONET