Debati për Drilonin, PD: Po shkatërrohet parku. Bashkia: Punimet, nuk dëmtojnë asgjë

Punimet e nisura brenda parkut të Drilonit në 2022 kanë shqetësuar Partinë Demokratike atje.Sipas drejtuesve të opozitës, në Drilon është planifikuar që të ndërtohen pallate, dhe punimet  rrezikojn habitatin.Ndërkohë, bashkia i mohon këto pretendime duke thënë se punimet po kryhen sipas rekomandimeve të UNESCO-S. 

Këto pamje vijnë nga Driloni.

Parku i cili mbrohet nga UNECO i është nënshtruar disa punimeve rrënjësore.

Por për Partinë Demokratike punimet po rrezikojnë habitatin dhe natyrën e cila është zonë e mbrojtur.

"Jemi në kushtet kur Driloni dhe zona e mbrojtur mes Drilonit dhe Tushemishtit  është në rrezik. Rrezikohen habitati, natyra dhe të gjitha gjallesat që në të gjtihë zonën janë të mbrojtura nga UNESCO. Kjo e fundit ka ngritur alarmin për ndalimin e gjithçkaje që po ndodh aty," tha Genti Çela, Kryetar i PD-së Pogradec.

Nga ana tjetër, duke iu përgjigjur këtij pretendimi thotë se punimet po zhvillohen duke iu përmbajtur rekomandimeve të UNECO-s.

"Janë marrë të gjitha masat për rishikimin e planit, sipas rekomandimeve të UNESCO-s," tha Paskalino Ziko, Nënkryetar i Bashkisë Pogradec.

Një tjetër problematikë e ngritur është edhe ndërtimi i pallateve brenda parkut, gjë të cilën bashkia e mohon.

"Pritet në ndërtohen hotele dhe pallate në këët zonë të mbrojutr të UNESCO," tha Çela.

"Brenda zonës së parkut nuk parashikohen ndërtime, përkundrazi parku rigjenerohet pasi ka qënë duke u degraduar vit pas viti," tha nënkryetari.

Projekti për rehabilitimin e parkut është financuar nga fondacionit shqiptaro-amerikan ndërsa kap vlerën e 5.5 milionë dollarëve, ndërsa një tjetër projekt në zonë për Tushemishtin është financuar nga nga qeveria, dhe kap vlerën e 499 milionë lekësh të reja.

EMISIONET