Burra që burgosin gratë në mes të Tiranës, Rexhepi: Nuk janë normalë. Kapja e tritolit, duhet përshëndetur policia

Pas rastit të Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari që mbante të ngujuar familjen e tij, një tjetër ngjarje e ngjashme raportohet sërish në Tiranë.

Policia thotë se ka arrestuar 34-vjeçarin Asqeri Mandri, i cili dhunonte të shoqen dhe e mbante të mbyllur duke e mbikëqyrur me kamera.

Mësohet se autori Asqeri Mandi jetonte jashtë shtetit dhe kishte 4 fëmijë. Policia mori informacion dhe ndërhyri dhe gjatë këqyrjes së kamerave janë vënë re lëvizje të çrregullta nga Mandi.

Duke luajtur me fëmijë ai është parë duke u çuar dhe i gjuan gruas. 34-vjeçari dyshonte se e shoqja e tradhtonte gjatë kohës që ky ishte në emigrim.

Lidhur me këto raste eksperti i Kriminalistikës Artan Rexhepi i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” i cilësoi këto raste si aspak normale.

“Të drejtat e grave po shkelen pasivisht, por këto raste nuk janë aspak normale. Pasi kemi të bëjmë me gjendje të rënduar mendore dhe psikike në rastin konkret të burrave.

Si duket këta njerëz imitojnë njëri-tjetrin, por thjesht mendoj se femrat duhet të respektohen”, u shpreh ndër të tjera Rexhepi.

Ndërsa lidhur me operacionet e një dite më parë ku u kapën qindra kilogramë tritoli, eksperti i Kriminalistikës i përshëndeti këto aksione, por kishte dhe kritika sa i përket transmetimit të tyre para kamerave.

“Sa i përket operacioneve kundër krimit, lufta po intensifikohet gjithnjë e më shumë, pasi edhe vetë krimi është në një tjetër nivel tash,ë, dhe nuk kemi të bëjmë më me krim ordiner”, u shpreh eksperti i Kriminalistikës, Artan Rexhepi.

anila zyberaj artan rexhepi

EMISIONET