Burra që burgosin gratë dhe i dhunojnë brenda 4 mureve, Dhamo: Pa një shoqëri të qytetëruar ne s’do kemi kurrë një ligj të zbatuar

Pas rastit të Jetnor Zhaboli, 35-vjeçari që mbante të ngujuar familjen e tij, një tjetër ngjarje e ngjashme raportohet sërish në Tiranë.

Policia thotë se ka arrestuar 34-vjeçarin Asqeri Mandri, i cili dhunonte të shoqen dhe e mbante të mbyllur duke e mbikëqyrur me kamera.

Pedagogia e fakultetit të Shkenca Sociale në Universitetin e Tiranës, Eris Dhamo në një intervistë për “Ora News” u shpreh se ligji dhe zbatimi i tij janë të padobishëm nëse nuk kemi persona të qytetëruar.

“Pa një shoqëri të qytetëruar, komshinj, të afërm, apo vetë individët të cilët janë të përfshirë në një marrëdhënie dhe nuk janë të informuar mbi të drejtat dhe të detyrimet, pasi në raste të caktuara na referohen raste ku nuk përcaktojnë dot se kush është e drejtë dhe kush e gabuar. Pra, pa një shoqëri të qytetëruar ne nuk do të kemi kurrë një ligj të zbatuar.

Siç janë rastet që ju përmendët, të heqësh të drejtën e lëvizjes të fëmijëve dhe bashkëshortes, çfarë mund të ketë tjetër. Ky s’është as burg, pasi është një vendim që nuk është gjyqësor. Ndërkohë ti e ke burgosur me dëshirën tënde”, u shpreh Eris Dhamo.

INTERVISTA E PLOTE

Burra që burgosin gratë dhe i dhunojnë brenda 4 mureve, Dhamo: Pa
Pedagogia e fakultetit të Shkenca Sociale në Universitetin e Tiranës, Eris Dhamo

lili saraçi eris dhamo

EMISIONET