Bordi i Transparencës vendos çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e karburanteve me shumicë dhe pakicë në vend.
Nga sot çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë 242 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 230 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i gazit, do të jetë 83 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Qershor në orën 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.