Atentati i dështuar në Elbasan, tri gjurmë gishtash dhe një profil ADN-je dërgohen për ekspertizë

Një profil ADN-je dhe tri gjurmë gishtash janë dërguar për ekspertizë nga prokuroria e Elbasanit në kuadër të hetimit për atentatin e dështuar pak ditë më parë në këtë qytet. Grupi hetimor po përpiqet të identifikojë personat e tjerë që kanë përdorur automjetin ku u gjetën armë dhe municione ndërkohë që dy të arrestuarit janë të afërm të Erion Alibejt, i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale vitet e fundit.

Tri gjurmë gishti po analizohen  në policinë shkencore me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit në kuadër të hetimeve për atentatin e dështuar në këtë qytet një javë më parë.

Në automjetin e braktisur tip BMVV X6 ku u gjetën edhe armë, është fiksuar edhe një profil ADN-je, që po analizohet për tu identifikuar.

Grupi i hetimit shprson që nga gjurmët e gishtave dhe profilit të ADN të zbardhet identiteti i personave të tjerë që kanë përdorur automjetin ku u gjetën 3 armë kallashnikov dhe dy bidona me benzinë.

Deri në këtë fazë të hetimit për këtë ngjaqrje janë arrestuar Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibejt dhe kushëriri i këtij të fundit Arsen Preçi. Zbërthimi i dy telefonave që ata kanë përdorur ka zbardhur disa komunikime që ata kanë kryer më njeri tjetrin ku mes të tjerash është gjetur edhe  fotografia e një pallati në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan.

Nga verifikimet imazhi tregon pallatin ku dyshohet se jetonte Arben Spahia. Po ashtu nga kqyrja që i është bërë Makinës, rezultoi se target e saj AA347BP janë vjedhur në 15 shtator 2022 në Elbasan dhe i përkasin një mjeti tip Opel.

Në raportin e shërbimit policët kanë shkruar se Arben Spahiu, u ka kërkuar llogari duke u thënë se "përse duhet të shkonin në banesën e tij për makina që gjenin rrugëve ".

Sipas policisë, Spahiu jeton disa metra larg vendit ku është gjetur automjeti. Dy dokumentet pasaportë dhe leje drejtimi në gjuhen Greke të gjetura në çantën e hedhur në koshin e plehrave sipas hetuesve kanë fotografinë e Arben Spahiu ndërkohë që po aty është gjetur edhe edhe çelësi i automjetit ku u sekuestruan edhe armët e zjarrit.

Bazuar në këto të dhëna, prokuroria dyshon se Arben Spahiu ka qenë duke siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer një ngjarje të rëndë kriminale ndërsa I arrestuari tjetër Arsen Preçi ka qenë ai që ka lënë automjetin BMVV X6 në vendin ku u gjet nga shërbimet polciore.

Nga dy të arrestuarit Arben Spahiu, rezulton të jetë kunati i Erjon Alibej dhe njëherësh vëllai i Arjan Spahiut të vrarë në Belgjikë. Personi i dytë Arsen Preçi, është  kushëri i Erjon Alibejt, dhe të dy besohet se do kryenin një ngjarje kriminale të lidhur pikërisht me serinë e ngjarjeve të rënda të ndodhura në Elbasan vitet e fundit.

EMISIONET