Biznesmeni Ruzhdi Hoxha u gjet me plumb në kokë, indicia që çoi policinë në Malin me Gropa
Nuk ishte rastësi operacioni i kontrollit edhe me qen kërkimi në zonën e Malit me Gropa, - zona e Qafë Mollës - në Malin e Dajtit, për gjetjen e gjurmëve të biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili rezultonte I zhdukur prej 20 tetorit 2021.
“Kamerat e sigurisë kanë pikasur që miku i tij Ferdinand Rrushi atë ditë që ka takuar Hoxhën është parë në zonën e sipër Dajtit nga ku ka nisur dhe kontrollet" informon Ora News.
Nga verifikimet e para viktima Ruzhdi Hoxha ka një plumb pas kokës, raporton gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj nga vendi ku u gjet trupi i pajetë.
Trupi është gjetur i hedhur në greminë, ndërsa më parë kishin gjetur xhupin e gjakosur që i përkiste biznesmenit.
Dje ishte shoqëruar në polici miku i tij Fredi Rrushi, dhe ishte marrë në pyetje, dhe sot ndaj tij është firmosur arrestimi pasi akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes.


