Sociologu Gëzim Tushi tregon anët pozitive dhe ato negative të përdorimit të internetit
Sociologu, Gëzim Tushi, i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për anët pozitive dhe ato negative të përdorimit të internetit.
Tushi: Duhet të jemi të vërtetë që teknologjia në kohët e sotme i ka të dyja anët dhe vërtet e ka përshpejtuar komunikimin interpersonal midis njerëzve në arsim dhe në kohë pra është një mundësi jashtëzakonisht shumë e madhe. Por ndërkaq ka një rrezik shumë të madh dhe bota po e ndjen këtë rrezik që interneti po e ftoh planetin, po i ftoh mardhëniet interpersonale marrëdhëniet njerëzore. Ju e dini që ka një zbehje të socialitetit, një prishje të raporteve personale që nga marrëdhëniet familjare deri tek marrëdhëniet komunitare.

