Berisha nuk zbulon planin e protestës: Edi Rama të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë!

“Paralajmëroj që të mos provokohen protestuesit”

Kryetari i PD, Sali Berisha pas prezantimit të librit “Shqipëria në rrezik” ka paralajmëruar reagim të ashpër nëse policia do të reagojë ndaj protestuesve në tubimin e datës 7 korrik.

“Çdo përpjekje për të intimiduar dhe dhunua r penguar, popullin opozitar, do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të meritor dhe ligjor.”

Për të ilustruar edhe më shumë situatën Berisha solli në vëmendje temperaturat që po kalon vendi.

“Temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve.”

Madje ai paralajmëroi se protesta do të jetë e madhe teksa i bëri dhe një propozim kryeministrit Rama.

“Edi Rama i është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë.”

I pyetur nga gazetarët Berisha nuk zbuloi detaje për organizimin e protestës, por i la të hapura të dy mundësitë.

“Erdhe të udhëheq edhe të më udhëheqin.”

EMISIONET