Berisha thirrje policëve: Mos intimidoni dhe dhunoni popullin opozitar, Rama të japë dorëheqjen!
Ish-kryeministrin Sali Berisha foli për gazetarët lidhur me protestën e 7 korrikut ku bëri edh enjë thirrje për pjesëmarrje nga qytetarët.
Ai kishte edhe një thirrje për policët të cilët mund të bëjnë presion për të intimiduar dhe dhunuar protestuesit, duke u thënë se do të përballen me ligjin.
Berisha: Për të larguar e Edi Ramës dhe qeveritarët e tij nga pushteti. Situata është jashtëzakonisht do të thoja e ndezur. Pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka kapur qellin. Pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe. Mos harrojmë se kauzën e drejtë asgjë nuk mund të mposhtë. Ftoj çdo qytetar të këtij vendi të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës.
Paralajmëroj të gjithë llojet e policëve se në çdo presion, çdo qëndrim çdo përpjekje për të intimiduar për të dhunuar apo penguar popullin opozitar do regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmërojë që mos të provokojnë protestuesit. Vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që vijnë të protestojnë kundër këtij regjimi. Nesër është një ditë madhe, një ditë beteje dhe frymëzimi. Opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të japë dorëheqjen sa më parë.

