Bënte thirrje radikale në mbështetje të shtetit islamik, SPAK arreston Bledar Zenelin

Bënte thirrje radikale në mbështetje të shtetit islamik,

Policia ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për arrestimin e Bledar Zenelit.

Ai akuzohet për nxitje të thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe nxitjes së urrejtjes ose grindjeve.

Ai nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale,  ekstremiste, propagandistike  dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.

“Sot  më date 02.08.2022  ne orën 08:00, nga ana e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit, u be ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit të Prokurorisë  së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasin B.Z, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale: “Nxitjes thirrjes  dhe propagandës për  kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes  ose grindjeve “ parashikuar nga nenet  232/a dhe 265  te Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasi u  be pas një  hetimi intensiv dy vjeçar, te kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme “Facebook”, “Twitter”, “Telegram”, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike  dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.” – thuhet në njoftim.

Policia po vijon hetimet në këtë rast ku telefoni që Zeneli përdorte është sekuestruar pasi dyshohet se ketë aktivitet nuk e krynte i vetëm. 

EMISIONET