Vangjush Dako “fqinj” me Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën në paraburgimin e Durrësit
Një ditë pas transferimit të tij në ambientet e paraburgimit të qytetit të Durrës, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do të ndajë qelinë në të njëjtin sektor me Alqi Bllakon, ish-deputetin socialist dhe ish-ministrin Lefter Koka, të vënë në pranga për aferën e inceneratorëve.
Si Bllako, ashtu dhe ish-ministri Lefter Koka, pas konfirmimit të masës së tyre të sigurisë janë në pritje të dënimit përfundimat më ambientet e paraburgimit të Durrësit.
Ambienti për Dakon në paraburgimin e Durrësit është përgatitur nga Drejtoria e Burgjeve prej ditës së martë kur ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.
GJKKO konfirmoi dje masën e sigurisë arrest me burg për Dakon, pavarësisht kërkesës së mbrojtjes së tij për një masë sigurie më të butë, kundrejt garancisë pasurore.