Basha tregon: Escobar paralajmëroi pas Berishës radhën e kanë të tjerët

Basha tregon: Escobar paralajmëroi pas Berishës radhën e

Edhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë, kryetari i PD Lulzim Basha tha se zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar ka pohuar që pas Berishës do të ketë emra të tjerë politikanësh që do të shpallen non grata.

"Ka faktorë që duan ta përçajnë PD, është Rama, trekëndëshi i Bermudës. Sepse Rama e di fare mirë që me një Sali Berisha non grata asgjë nuk mund të lëvizë pozicionin e tij, sepse e di shumë mirë që pas Berishës siç është paralajmëruar sot nga Esbocar radhën e kanë të tjerët, sepse DASH e ka bërë të qartë që Shqipëria është qeveria më e korruptuar në Ballkan.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ndërsa komentoi kuvendin e paralajmëruar nga Berisha më 11 Dhjetor, Basha tha se kjo është përpjekja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës.

"Më 18 dhjetor është kuvendi kombëtar i demokratëve. Berisha nëse do të përballet me dialog dhe jo me gënjeshtra të vijë në Kuvend më 18 Dhjetor. Më 11 Dhjetor është përpjekja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës."

 

EMISIONET