Basha komenton takimin Rama - Vuçiç - Zaev: Dalin e bëjnë fotografi në këto ditë të nxehta vere

Kryetari i PD-së priti sot në selinë e PD-së kryetarin e komunës së Bujanovcit, dhe në prononcim për median komentoi dhe takimin sot në Shkup mes kryemistrit Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
më shumë se një takim për të mirën e qytetarëve e tre vendeve Basha tha se është një takim për protagonizëm e fotografi.

“Takimet po bëhen kaq shpejt sa nuk po kuptojmë se çfarë të reje po prodhojnë veç fotografive dhe protagonizmit të tepruar të atyre që janë në këtë takim.

Kanë dëshirë e protagonizëm për të dalë në këto ditë të nxehta vere e të bëjnë fotografi. Nuk është çudi por të na kursejnë përsëritjen e një filmi të parë e stërparë që nuk prodhon asgjë të mirë por po kthehet në alibi të ngecjes në vend të objektivave që duhet të ketë secili prej kryeqyteteve në rajon, që nis tek njohja e ndërsjelltë mes Serbisë e Kosovës.

Basha i kujtoi Ramës se “asnjë takim nuk mund ti shërbejë si alibi për ti ikur detyrimeve kushtetuese që ka cdo kryeministër ndaj qytetarëve të vet” dhe përsëriti qëndrimin se PD-së është që të lihet mënjanë hipokrizia por të punohet që lëvizja e lirë në rajon të funksionojë prej vërteti.

“Pozicioni i PD-së është që lëvizja e lirë e rajonit tonë të funksionojë. Ti japim fund hipokrizisë dhe të punohet për eliminimin e kërcënimit të fundit për paqen e stabilitetin në rajon dhe lehtësimi ilëvizjes së lirë është përparësi dhe synim e kërkesë i të gjithë proceseve integruese.”

EMISIONET