"Boll me na ftuan, nuk na ftuan", Rama i përgjigjet Kosovës, Vuçiç i del në krah: Po bën punë të mirë, do jemi të suksesshëm

"Boll me na ftuan, nuk na ftuan", Rama i përgjigjet Kosovës,

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë nga Shkupi se nismës "Ballkani i hapur" janë të ftuar ti bashkangjiten  të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.

I përditësuar me lajmet e fundit, ku qeveria e Kosovës pretendoi se nuk ka pasur ftesë zyrtare, Rama tha se duhet ti jepet fund refrenit " na ftuan, s'na ftuan."

Edhe Vuçiç i doli në krah Ramës,  konferencës ë përbashkët në Shkup, ku u mbajt forumi rajonal ekonomik dhe projekti "Minishengeni Ballkanik" u pagëzua me emrin "Ballkani i hapur"

Ai nënvizoi se Rama po bën gjënë e duhur.

"Çështjet politike zgjidhen më lehtë kur bën biznese bashkë, por kur i ndan apo bën fushatë kundër dikujt tjetër, si Prishtina sot, jo vetëm kundër meje se unë jam mësuar, në 24 orë të 7 ditëve të javës por kundër Ramës. Mendoj që ai po bën më të mirën prë vendin e tij. E di që nuk e ndihmova që e thashë këtë është krejt e kundërta por e ardhmja do të tregojë se kush është serioz e kush ka bërë një punë të mirë për qytetarët e tij."

Vuçiç u shpreh i bindur se kjo nismë do të ketë sukses dhe do të arrijë të marrë 80% e investimeve direkte.

“Nuk e kuptoj pse duhet ti  themi dikujt ha, nëse do të hajë të vijë..  ne po bëjmë punën tonë. Kur thoni nëse dikush është i gatshëm të futet në këtë iniciativë, mundet! Edhe nëse kërkohen përjashtime nga Serbia. Nëse për ju është nënvlerësuese që Kosova të vendoset me yll, vendosni Serbinë me katrorë. Nuk ka asnjë problem, asnjë. Bëni çfarë të doni, vetëm ejani të tregtojmë dhe të punojmë mirë. Na takon të rrisim ekonomitë e Serbisë, e Maqedonisë e Shqipërisë. Kushdo që do të vijë është i mirëpritur. Kush nuk do nuk ka problem. Ne e dimë që do të jemi të sukseshshëm. Do të ketë më shumë investime, po flas si përfaqësues i një vendi që ka tërhequr 60% e investimeve direkte, dhe tre vendet tona do të tërheqin 80% të investimeve të huaja direkte të Ballkanit Perëndimor. Nëse nuk shihni ndonjë ndryshim atëherë nuk kam çfarë të them."

Nëse jo sot, nesër

Kryeministri Edi Rama tha se Tre vendet e rajonit do i bashkohen nesër nëse sbashkohen sot, por se kjo është humbje kohe

"Herët a vonë do i sjellë dhe të tjerët në këtë proces se do shohin rezultatet. Do hedhim hapa konkretë. do kemi të tjera angazhime. Në 1 janar 2023 do te jetë si zonë mes tre vendeve të BE, të tjerët do e gjejnë gati, vetëm do humbin kohë nëse nuk e bëjnë sot. Do vijë Bosnja, pasi të ketë zgjidhur problemin e shalqirit, do vijë Mali i Zi e Kosova, sepse do vijnë njerëzit."

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tregoi objektivin

"Objektivi ynë është të kemi zero tarifa doganore dhe asnjë ndalesë në kufi me qytetarët për kamionët.  Ne jemi të hapur gjithkush mund të vijë. Ne ofrojmë një aspekt të gjerë për vendet e tjera të rajonit. Objektivi ynë është tregti 100% e lirë dhe lëvizje 100% e qytetarëve dhe e kapitalit" 

EMISIONET